AktualitetTë fundit

Rama: Daja goditi nënën me shpullë për fundin e shkurtër, gjyshi e përzuri nga shtëpia

Në episodin e sotshëm të podcastit të kryeministri Rama, ishte e ftuar këngëtarja Elhaida Dani. Gjatë bisedës me Elhaidën, Rama tregoi një histori personale, që kishte të bënte me nënën e tij. Rama tregoi se si, daja i goditi nënën vetëm se kishte veshur fund të shkurtër dhe pastaj gjyshi e përzuri dajën nga shtëpia.

“Ime më shkon me studime në Poloni, ku kuptohet gjërat ishin shumë më ndryshe dhe kthehet me pushime në Vlorë me një fund të shkurtër.
Kur zbret në stacionin e autobusëve e priste një nga dajat, i cili direkt, direkt ia jep në shpullë. Ajo vjen dhe kuptohet që e priste i ati, i cili e sheh që ajo ishte e shqetësuar, por pa i thënë ajo asgjë.
Ai e thërret dajën dhe i thotë: Zhduku nga shtëpia dhe ti nuk do rrish këtu deri kur kjo të jetë këtu. Shko ku të duash! Dhe asaj i thotë: Ti shko vish kostumin e banjës siç e ke atje në Poloni dhe ne do të shkojmë të dy në plazh’’.
Ishte vajza e parë, që në moshën e rritur shkonte në plazh dhe bënte plazh me kostumin provokativ për jetën këtu, – natyrisht ishte kostum më konservator sesa të gjithë kostumet që janë sot nëpër plazhet e Shqipërisë – bashkë me gjyshin”, u shpreh Rama.

 

Fraksion.com