Life StyleTë fundit

Ky është fruti “magjik, që ju ndihmon në uljen e rrezikut të Alzheimerit

Ushqimet e pasura me flavonoidë kanë një ndikim shumë domethënës në shëndetin e njeriut.

Ndër ushqimet dhe pijet më të pasura me flavonoidë mund të përmendim: frutat e pyllit, dardhat, mollët dhe çajin. Një studim i publikuar në revistën American Journal of Clinical Nutrition zbuloi se njerëzit që hanë ushqime të pasura me flavonoidë janë më pak të rrezikuar nga sëmundja e Alzheimerit dhe forma të tjera të sklerozës.

Problemi i parë që vërehet në këto raste është harresa. Pacientët harrojnë të kryejnë detyrat më të thjeshta jo vetëm në shtëpi por edhe në punë.

Faktorët që nxisin këtë sëmundje janë të shumtë. Këtu përfshihen: trashëgimia genetike, mosha, faktorët mjedisorë, mbipesha, diabeti, rraca dhe gjinia.

Mollët janë tepër të pasura me kuercetinë, një antioksidant shumë i fuqishëm, pjesë e grupit të flavonoidëve.

Ky antioksidant bllokon radikalet e lira të cilat shkaktojnë dëmtime të rënda në qelizat e trurit.

Pjesa më e madhe e kuercetinës ndodhet tek lëkura e mollës ndaj ajo duhet ngrënë e plotë.

Mollët përmirësojnë shëndetin e trurit dhe ulin ndjeshëm rrezikun e goditjes në tru./AgroWeb.org

 

Fraksion.com