AktualitetPolitikëTë fundit

Ramanga Durrësi: Udhëheqës të PS me detyra të larta kanë turpëruar besimin tuaj

Kryeministri Edi Rama u ndal në turin e tij të falenderimeve pas zgjedhjeve të 14 majit, në qytetin e Durrësit.

Pas falenderimeve për ata që i dhanë votën Partisë Socialiste, Rama e drejtoi gishtin nga të vetët në pozicionet më të larta në parti ndër vite që sipas tij e kanë turpëruar besimin që u është dhënë.

Ai tha se kemi bërë edhe gjëra për të cilat nuk është krenar, duke folur për njerëz që kanë marrë detyra të larta, drejtimin e agjencive të rëndësishme dhe kanë turpëruar besimin dhe mbështetjen.

Kryesocialisti Edi Rama në turin falënderues në Durrës tha se nuk ndihet aspak krenar për udhëheqës të Partisë Socialiste me detyra të larta, të cilët kanë turpëruar besimin e qytetarëve me veprimet e tyre.

“Kur i themi ne duam të vazhdojmë punën për Durrësin, a Shijakun a Shqipërinë, jemi të vetmit që mund ta bëjmë por kjo s’do të thotë që kemi bërë gjithçka mirë. Kemi bërë gabime dhe gjëra për të cilat nuk jam krenar, nuk flas për ju që jeni këtu poshtë, as për Anin, as Entonin, por flas për udhëheqës të PS. I kanë dhënë dhe kosto në gjithë këto vite. Kanë marrë detyra të larta dhe kanë turpëruar besimin, mbështetjen, flamurin e familjen tonë. Në fund të ditës, përgjegjësia është individuale, por një familje, edhe e vogël, edhe e një kompanie apo e një skuadre sporti, apo një organizate nuk mban përgjegjësi çfarë bën një individ kur del nga shinat po si reagon në raport për problemin. Do të thotë merr masat dhe ajo gjë nuk duhet të përsëritet dhe të tjerët duhet të nxjerrin mësim, që mund ta meritojnë këtë besim dhe mbështetje. E keni këtu në Durrës modelin historik të suksesit që lidhet me një gjë themelore që është begenisja e njerëzve. Arsyeja pse ju fitoni, më besoni se është për shkak të një tradite. E si se ku qëndron çelësi i suksesit, ju jeni një organizatë që njihni votuesit me emra dhe mbiemra, ju e dini ku i pikon çatia çdo shtëpie në çdo rrugicë dhe bashkia s’ka mundur t’ja u zgjidhë dot të gjitha problemet njerëzve që kanë halle, por ama ka treguar hap pas hapi që çdo ditë bën diçka dhe zgjidh diçka. Të gjithë duhet të mësojnë në këtë pikë”, tha Rama nga Durrësi.

 

Fraksion.com