Mashtroi familjen Verracaku dhe shoqen e saj e u mori 570 mijë €, gjykata lë në burg Milena Derajn! Dëshmia e 30-vjeçares: Më kërcënonin 4 grupe kriminale
Milena Deraj, e cila akuzohet se ka mashtruar familjen Verracaku dhe shoqen e saj e u mori 570 mijë €, do të mbetet në burg. Deraj i mori 230 mijë euro shoqes me premtimin se do i investonte në bono thesari, ndërkohë që i mori 340 mijë € familjes Verracaku me premtimin se do i shpëtonte nga burgu përjetë. Në dëshminë e saj në gjykatë Deraj ka thënë se 4 banda e kanë kërcënuar që të shpëtonte nga burgu përjetë Abedin dhe Shyqyri Verracakun. Ajo kërkoi masë më të lehtë për t’u kujdesur për djalin 3-vjeçar, por gjykata e rrëzoi. Për momentin është çështja nën hetim për ‘mashtrim të madh’ por nëse do të verifikohet pjesëmarrja e personave të tjerë apo zyrtarë, çështja mund t’i kalojë SPAK.
Deraj, një ish-punonjëse e Bankës se Shqipërisë, akuzohet se mashtroi 3 shtetas (babain dhe dy djemtë), duke iu marrë 340 000 euro, me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që kishin në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë, në vitin 2021. Deraj u premtoi personave në fjalë heqjen e dy burgimeve të përjetshme.
Milena Deraj, mashtruesja e arrestuar të mërkurën nga Policinë e Tiranës, e cila u mori 570 mijë euro familjes Verracaku në Shkodër dhe mikeshës së saj, fillimisht mashtroi këtë të fundit. E mashtruara nga Deraj është Elira Shyti, me të cilën ka pasur marrëdhënie shoqërore të vazhdueshme. Duke qenë se Deraj kishte punuar në bankë, i premtoi shoqes së saj Shyti që të investonte në bono thesari, që më pas të përfitonte nga interesat. Burime bëjnë me dije se paratë Elira Shyti i ka dhënë Derajt edhe në bankë edhe në dorë.
Përmes një banke të nivelit të dytë janë kryer 2 transaksione me shumën e parë prej 47 mijë euro dhe të dytin prej 20 mijë euro. Sipas burimeve, pjesën tjetër të parave Elira ia ka dhënë Milenës në dorë. Pas kallëzimit të Shytit ajo ka deklaruar se paratë ia ka dhënë në shuma të ndryshme që variojnë nga 10 deri në 30 mijë euro, para që sipas saj i merrte borxh nga të afërmit. Megjithatë, kur Shyti po shihte se paratë nuk po i ktheheshin mbrapshtë, bindi shoqen e saj Milena Deraj për firmosjen e një deklarate noteriale për shumën totale që i kishte dhënë prej 225 mijë euro. Në kërkim të parave të saj, të cilat nuk po i ktheheshin, Elira Shyti takoi edhe burrin e Milenës, Genci Llakaj. Sipas dëshmisë së Elirës para hetuesve, Genci punonte në Kryeministri dhe ai e kishte garantuar që do t’i kthenin të gjitha lekët, bashkë me fitimin. Lidhur me rastin e mashtrimit të familjes Verracaku në Shkodër, ndërlidhës mes Derajt dhe Verracakëve ishte Elira Shyti.
Fraksion.com