Mashtrimi nga Milena Deraj, dëshmia: 6 ditë para zgjedhjeve u takova me ish-deputetin
Janë zbardhur detaje të reja në dosjen hetimore për Milena Deraj në lidhje me dëshminë që përmend edhe emra politikanësh.
Sipas saj, dy ditë para zgjedhjeve është takuar me Abedin Ferracakun, i cili i tha se komunikoi në telefon me një ish-deputet të Kuvendit. Më pas, Abedini, Afërdita dhe Milena u nisën për në Shkodër.
Sipas Milenës, u ndalën te një ndërtesë në Kiras ose Zus ku nuk kishte persona të tjerë edhe erdhi vëllai i Abedinit, i cili ishte i armatosur. Ajo thotë se e futën në një dhomë ku i thanë se aty ishte ulur edhe avokati Arjan Ndoj ndërsa thotë se qëndroi rreth 2 orë e 30 minuta e u kërcënua me armë se do vritej nëse përvec shumës 340 mijë euro që i kishin marrë për mashtrim, nuk do i jepte edhe 200 mijë euro të tjera.
Reporttv thotë se për shifrën 340 mijë euro thotë se i ka kthyer vetëm 140 mijë ndërsa shumën tjetër prej 200 mijë euro i kishte investuar në fshatin Salari, Tepeleni për të bërë shtëpi guri. Ajo pretendon se shumën e eurove që i kishin dhënë nuk i pranonin por kërkonin në total 540 mijë euro të tjera. Milena Deraj pretendon se familja Ferracaku i ka kërcënuar edhe të afërmit.
Ajo pretendon se 6 ditë para zgjedhjeve, ish-deputeti i Kuvendit e ka telefonuar për ta pyetur rreth historisë me vëllezërit Ferracaku. Sipas Milena Derajt, është takuar me këtë politikan në zyrën e tij ku i ka thënë se do ja kthente paratë.
Rreth 10 ditë para zgjedhjeve mësoi se Milena kishte marrë shifrën 340 mijë euro për t’i ndihmuar por s’kishte bërë asnjë veprim për këtë çështje. Pas interesimit që kishin bërë e të njohurit, kanë dëgjuar se Milena ishte duke investuar në një pallat me një politikan.
Duke qenë se kanë marrëdhënie familjare me këtë të fundit thonë se e kanë takuar në zyrat e tij, ku i ka thënë se Milena Derajn e njeh si emër por është mashtruese dhe të mos merren me të se s’po investon për asnjë pronë.
Po ashtu shprehet se i kanë kërkuar paratë pa kërcënim duke i thënë se mund t’i mbajë 50 mijë euro. Sipas Afërditës, i kishin thënë se paratë i duheshin se ishin në hall prej proceseve gjyqësore. Në dëshminë e saj mohon pretendimet se e kanë kërcënuar apo e kanë marrë peng./Opinion.al
Fraksion.com