AktualitetPolitikëTë fundit

Grenell takim me Ramën: Duhet bërë më shumë për të liruar Thaçin, Jack Smith manipuloi provat

Ish-i dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin Edi Rama.

Ish-zyrtari amerikan ka publikuar në Twitter foto nga takimi me Ramën, ndërsa bën të ditur se kanë diskutuar për të bërë më shumë për lirimin e Hashim Thaçit nga burgu.

Grenell deklaron se akuzat kundër Thaçit janë të rreme dhe dëshmitarët thuhet se janë manipuluar nga Jack Smith.

“Kam drekuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, një nga aleatët tanë më të mëdhenj në NATO dhe ne ramë dakord që duhet bërë më shumë për të liruar sa më shpejt Hashim Thaçin nga burgu në Hagë. Akuzat kundër tij janë të rreme dhe dëshmitarët thonë se ato janë manipuluar nga Jack Smith”, shprehet Grenell.

 

Fraksion.com