AktualitetPolitikëTë fundit

Zgjedhjet e 14 majit: Glover takim me Ramën në selinë e PS-së

Audrey Glover, drejtuesja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me Kryeministrin e vendit, Edi Rama, në selinë e Partisë Socialiste.

Takimi kishte në fokus konstatimet e ODIHR gjatë monitorimit të zgjedhjeve të 14 Majit.
Pas takimit, nuk kishte një dalje zyrtare për mediat as nga ana e Kryeministrit Rama dhe as nga Drejtuesja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, Glover.

Kryesuesja e vëzhguesve të OSBE ODIHR gjatë një konference për mediat një ditë pas procesit të zgjedhjeve të 14 majit bëri publike disa prej problematikave të konstatuara nga vëzhguesit.

Edhe në këto zgjedhje vëzhguesit e OSBE-ODIHRT evidentuan problematika të vjetra të cilat përsëriten në çdo palë zgjedhje, pavarësisht përmirësimeve të vazhdueshme në Kodin zgjedhor.

Ajo tha se presionet ndaj qytetarëve dhe pretendimet për blerje votash janë ende një shqetësim për vendin.

Në lidhje me çështjen e Fredi Belerit, Glover tha se shpresohet të jepet një rezultat në përputhje me ligjin.

Për ambasadoren Glover kjo ishte hera e katërt në dhënien e vlerësimit për proceset zgjedhore në Shqipëri.

 

Fraksion.com