AktualitetTë fundit

Shpërblim për një vend pune?! Çfarë zbulojnë provat për Rovena Vodën

Në vendimin e lënë në fuqi edhe në Apel, thuhej se zëvendësministrja i kishte premtuar ish koleges së saj avokate Majlinda Hasani, punësimin e një të afermeje të saj të quajtur Florida Beu.

Nga përgjimi i bisedave mes Hasanit dhe Beut, flitej për shumën monetare prej 1 mijë euro, aparatin celular dhe arkën e peshkut që ti ofronin zonjës Voda.

Në fund, ajo u dënua me 10 muaj burg, periudhë të cilën e përfundoi përmes arrestit shtëpiak.

“As nuk e kam menduar që mund të bëj një gjë të tillë, jo më ta vija në veprim. Busulla ime ka qenë puna me integritet në Ministri. Njihja vetëm njërën prej tyre. Tjetrës nuk i kisha as kontaktin e celularit”, u shpreh ish Ministrja.

Ajo që bën përshtypje në gjithë këtë histori, referuar edhe mbrojtjes së ish zëvendësministres Voda është fakti se kjo e fundit, nuk rezulton në asnjë përgjim të SPAK. Si prova janë marrë përgjimet ambjentale të dy të pandehurave të tjera dhe disa pamje sigurie të veturës së saj që futet në Portin e Durrësit.

“Makina ime futet në cdo pikë kufitare, ish zv ministre brendshme. Si mundet që të pandehurat të ishin edhe në makinën time edhe në makinën e tyre duke u pëgjuar në të njëjtën kohë, referuar kameras”, u shpreh Voda.

Ajo mohon të ketë marrë përfitime materiale në shkëmbim të premtimit për një vend të mundshëm pune në administratë. Voda në ankimim vlerëson se formulimi i vendimit në disa raste është i pakuptueshëm, kundërshton vetveten apo është në kundërshtim me shkaqet e vendimit dhe se në të nuk janë cituar arsyet në lidhje me faktet vendimtare.

“Nëse analizon kupton që organi i akuzës është nxituar gabimisht apo qëllimisht. Nuk e them dot sepse unë nuk jam si ata. Po të kisha prova do ti kisha shpënë në gjykatë”, tha ish Ministrja Voda.

Në lidhje me akuzat për vlerat materiale, Voda citon se ato nuk provohen të jenë dhënë apo marrë.

“Zero përgjim me vlerë I bisedave të mia. Zero biseda për përfitime materiale nga akti i ekspertimit të telefonit celular”, u shpreh Rovena Voda.

Sa i takon përfitimit të telefonit celular, SPAK ka pasur provë pamje filmike në një lokal. Por, aparati celular nuk iu gjet kurrë dhe nuk u provua se u përdor nga zyrtarja apo të afërm të saj.

“Duket nga pamjet që më jep telefonin dhe unë suprizohem”, tha për Inside Story ish Ministrja.

“Imei i celularëve që unë kam përdorur nuk përputhet me imei i celularit të dhuruar.

Siç konstatohet edhe nga pamjet, duket që ajo shfaqet e suprizuar nga dhurata që thotë se ia ktheu të pandehurës tjetër disa orë më vonë. Pavarësisht se e ktheu pas, ajo argumenton mes të tjerash se ky send nuk ishte dhënë në kuadër të një premtimi apo favorizimi.

Aparati celular u ofrua ndaj meje thjesht si një dhuratë shoqërore me rastin e 8 marsit dhe asgjë më shumë. Aparati celular u ofrua si dhuartë shoqërore e mirësjelljeje, në prag të festës tradicionale të 8 marsit.. Për më tepër kjo dhuratë u kthye dhe nuk u mbajt.

Dokumentet shkresore provuan mes të tjerash se Florida Beu, kishte aplikuar për të paktën 11 pozicione pune. Nëse ajo do të kishte siguruar vendin e punës përmes rrushfetit, natyrshëm lind pyetja se pse duhej të aplikonte në disa vende. Për më tepër, nuk rezultoi në fund që të ishte punësuar./TCH

 

Fraksion.com