AktualitetPolitikëTë fundit

“Ku e di Felaj që deputetët do t’a votojnë?”, Fuga: Uaaaaauuuu, këta kanë ikur nga fiqiri…Çfarë tallje me ligjin, Kuvendin dhe Presidentin

Akademiku Artan Fuga ka reagua sërish lidhur me debatin në Kuvend për rritjen e pagave edhe të deputetëve dhe ministrave.

Ai u ndal te një deklaratë e nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj e cila i kërkoi deputetëve të vijojnë me shpejtësi me diskutimet për shkak se ligji duhet dërguar te Presidenti në mesditë para se ai të largohet jashtë vendit.

Statusi i Fugës

Uaaaaauuuu, komike, këta kanë ikur nga fiqiri?

 

 

Shihni deri ku po shkon tallja, drama, tragjedia, budalliku!

Ore e dinë këta deputetët që janë live?

Kryetarja e seancës, zonja Felaj, njofton deputetët që duhet të nxitohen në diskutimet që bëjnë, pra ta aprovojnë shpejt ligjin për rritjen e rrogave, sepse Presidenti ka premtuar se do ta miratojë atë shpejt, meqë do të ikërka jashtë shtetit.

Boooooo, çmenduri!

  1. Booooo! Ku e di zonja Felaj se deputetët do ta votojnë pozitivisht ligjin pa përfunduar votimi?
  2. Booooo, ku e di Presidenti se çfarë do të ketë si përmbajtje ligji, pa mbaruar diskutimi në Kuvend?
  3. Boooooo, si arrin Presidenti ta studjojë ligjin, të dëgjojë ekspertët duke e mliratuar në sekondë ligjin që ende nuk është aprovuar në Kuvend?

Boooooo, ku kanë arrituuuuur!

Cfarë talljeje me ligjin, me Kuvendin, me qytetarët dheeeeeee, me Presidentin!

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com