Life StyleTë fundit

‘Kam hequr dorë nga mediat shqiptare’ Kejvina Kthella merr vendimin drastik: Do shihemi nga një cep tjetër i botës

Kejvina Kthella ka bërë me dije se ka marrë një vendim drastik lidhur me jetën e saj publike.

Përmes një statusi në Instagram, modelja shkruan se ka hequr dorë përfundimisht nga media shqiptare. Pra, ajo nuk ka ndërmend të dalë më në intervista apo të marrë pjesë në projekte.

“Përshëndetje, miq! Duke falenderuar të gjithë gazetarët, autorët dhe moderatorët, dua t’ju njoftoj publikisht, siç edhe ua kam komunikuar privatisht: Kam hequr dorë nga mediat shqiptare. Kjo për zgjedhje profesionale dhe personale. Faleminderit çdo personi që punon në media dhe në çdo dalje timen më ka trajtuar me dashuri. Ndërsa me ju publik bashkë do shihemi por nga një cep tjetër i botës.”- shkruan Kejvina duke na lënë të kutpojmë se do largohet nga Shqipëria.

Ajo po ashtu ka fshirë të gjitha fotot në Instagram, duke lënë vetëm një postim të para disa viteve.

Nuk e dimë se çfarë ka vendosur Kejvina për të ardhmen por urojmë të dëgjojmë vetëm lajme të mira.

 

Fraksion.com