Life StyleTë fundit

Diola Dosti flet për çiftin Kiara-Luiz: Hap i nxituar

Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Diola Dosti, ka folur në një intervistë lidhje me çiftin Kiara-Luiz, ndërsa e ka quajtur nisjen e marrëdhënies së tyre si të nxituar.

Ajo tregoi se nuk është takuar me asnjë banor që pas përfundimit të formatit, dhe se ndër këto as me Nitën, që krijoji një afrimitet shumë të madh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Unë e kam thënë, mendoj se është i nxituar, sepse kam përshtypjen që një çift duhet të njihen shumë më shumë me njëri-tjetrin. Mbase edhe disa shoqëri që mund të jenë krijuat aty, jashtë nuk kanë vijuar dhe ky është një indikator që tregon që jo çdo gjë që ndodh aty është reale. Njerëzit kanë shumë ngjyra dhe unë mendoj që të zgjedhësh partnerët duhet t’i njohin të gjithë “ngjyrat” e njëri tjetrit. Por, unë jam  ‘PRO’ dashurisë. Nëse ata duhen kush jemi ne t’i paragjykojmë”, tha ndër të tjera Diola për çiftin Kiara-Luiz në emisionin ‘Breaking’.

 

Fraksion.com