A e mbështet Ballkanin e Hapur? Grenell: Duket si OJQ që punon për interesat e veta politike
Ish-i dërguari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është shprehur se në kohën kur negocionte mes dy palëve, shqiptarët nuk ishin pjesë e tryezës.
Në një intervistë sonte për Top Story, Grenell shprehet se këdo që zgjedhin shqiptarët në krye të qeverisë, pozicioni është i rëndësishëm për Amerikën dhe Shqipëria është jashtëzakonisht e rëndësishme.
“Nga perspektiva ime, kur unë bëja negociata mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarët nuk ishin në tryezë, nuk kisha biseda mes ta. Unë po negocioja me Vuçiçin dhe Thaçit, si dhe kryeministrin Hoti. Mendoj këdo që zgjedhin shqiptarët për kryeministër, ai do të jetë gjithnjë në pozicion të rëndësishëm për qeverinë amerikane, se është pjesë e NATO-s, ulet në tryezat e NATO. Është një vend jashtë mase i rëndësishëm. Duke pasur Shqipërinë, na ndihmon me Turqinë, me të cilën kemi pasur probleme politike. Kjo ndihmë ka qenë e rëndësishëm. Cilido qoftë kryeministri, ai duhet të jetë dikush që punon me amerikanët për shumë çështje.”-tha Grenell.
Diplomati shtoi se administrata Trump ia ka bërë të qartë Serbisë që të largohet nga idetë ruse dhe të ecë përpara me amerikanët.
“Unë flas për vete dhe administratën e Turp, kur bëhet fjalë për punën tonë me Serbinë kemi qenë të qartë se rruga e tyre është me në dhe duam të largohen nga idetë ruse e t’i drejtohen kapitalizmit. E ardhmja është me e fortë me SHBA. Unë nuk kërkoj falje për këtë gjë, i them edhe mikut tim zotit Vuçiç, mendoj se duhet të largohesh nga rusët dhe të kesh marrëdhënie të fortë me ne, kjo është gjëja e duhur për tu bërë.”- tha Grenell.
Richard Grenell pati një koment edhe për Open Balkan, të cilën e cilësoi si OJQ (organizatë jo qeveritare).
“Mua më pëlqen ideja e vendeve të Ballkanit që punojnë bashkë për tregtinë. E mbështes Open Balkan nëse “O” është e vogël, dhe jo nëse kthehet në stilin e OJQ. Besoj në konceptin e hapjes së ballkanit për tregtinë, jo idetë e komplikuara se duket si një OJQ që po punon për interesat e veta. Unë mbështes të kemi një sistem të hapur tregtar, më pak politike”-tha Grenell.
Fraksion.com