“Tenton të marrë kreun?”, rikthehet Lulzim Basha, ish-kreu i PD zhvillon sot takimin e parë me të rinjtë
Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha nis rikthimin në politikë.
Basha do të zhvillojë një takim pasditen e sotme me të rinjtë, ku pritet të diskutohen shumë çështje, teksa kjo lëvizje vjen pas humbjes së demokratëve në zgjedhjet e 14 majit.
Basha dha dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike një vit më parë pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit dhe në krye të PD-së u vendos Sali Berisha.
Pas vendimit të gjykatës, PD u drejtua nga kreu në detyrë Enekelejd Alibeaj.
Duhet theksuar se Basha pak ditë më parë firmosi dhe që Bardhi të merrte kreun e grupit.
Rikthimi i Bashës u paralajmërua nga disa analistë, teksa dhe deputeti i PD-së Gazment Bardhi foli për këtë lëvizje të tij.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë, por një rikthim i Bashës do të ndezë dhe një herë debate në PD, pasi është një grup deputetësh kanë dalë kundër rikthimit të tij.
Fraksion.com