AktualitetKosovaTë fundit

Zhduket 4-vjeçari në Kosovë, policia: Trupi nuk është gjendur ende!

Një katërvjeçar dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit, në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, mbrëmjen e së hënës.

Lidhur me rastin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, tha se kjo është një nga pistat e dyshimit.

Ai ka thënë për KosovaPress se operacioni i shpëtim-kërkimit, i cili nisi dje, pritet të rifillojë sot.

“Janë dyshimet e para se ai mund të ketë rënë në kanalin e Ibër –Lepencit, por ende nuk kemi ndonjë rezultat konkret. Ai është zhdukur, nuk është parë nga bashkëmoshatarët e tij. Sot pritet të rifillojnë kërkimet”, tha Zahiti.

Zahiti tha se kanë përfshirë një perimetër të gjerë të kërkimit dhe se mbetet të shihet tutje.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com