AktualitetPolitikëTë fundit

“U them avokatorëve të verbër të Edi Ramës”, Berisha (mediave): Asgjë nuk i pengon të shohin. Ata që u kanë blerë votën u kanë blerë edhe gjuhën!

Ish-Kryeministri Berisha  duke u ndalur ditën e sotme tek humbja e thellë e 14 majit dhe tek manipulimet  e zgjedhjeve sipas tij , ai tha sese vota e blerë  duhet të denoncohet me forcë edhe nga mediet, të cilat sipas tij nuk e mbështesin këtë qëndrim.

“U them avokatorëve të verbër të Edi Ramës, që u ka verbuar sytë e mendjes. Tragjike që bëjnë avokatinë e këtij procesi. Është hera e parë në histori që vota blihet haptas, publikisht, me 670 mijë zarfa. Secila prej tyre 50 mijë lekë në mes të fushatës elektorale, drejtuar pensionistëve shqiptarë. Rama mblodhi punonjësit në Kryeministri dhe i tha ‘ti do ta kesh rrogë 2 milionë’ e kështu me radhë. Ai mobilizoi fondin e pagave dhe pensioneve për të grabitur votës e shqiptarëve.

Një tjetër blerje nën dorë ishte operative. Në një pjesë të madhe të bashkive, në ato ku ai parandjenjë rrezik. Unë kam dëgjuar avokatët e mega krimit në media të shtrojnë pyetjen: keni –prova?  Ato denigrojnë veten e tyre me këtë pyetje! Nuk ka provë më të madhe sesa këto që thashë! Asgjë nuk i pengon atyre të shohin, por siç duket ata që kanë blerë votën u kanë blerë edhe gjuhën atyre”, tha Berisha.