AktualitetBota+Të fundit

Sulm me thikë në një spital në Francë: Vdes infermierja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një spital në Francë.

Bëhet me dije se një 59-vjecar ka qëlluar me thikë një infermiere dhe ka plagosur një tjetër. Mediat e huaja raportojnë gjithashtu se si pasojë e këtij akti ka ndërruar jetë infermierja.

“Sapo mësova me pikëllim të madh vdekjen e Karen, një infermiere 38-vjecare që u sulmua dje në Rennes”,-shkroi në Twitter ministri francez i Shëndetësisë,Francois Bron.

Autori 59-vjec u arrestua menjeherë. Mësohet se në qeshor te 2022 ai ka qenë i akuzuar  për përdhunim, por më pas u  shpall i pafajshëm.

 

Fraksion.com