AktualitetRajoniTë fundit

Rreth 87 mijë emigrantë me të drejtë vote në Greqi, por 7 kandidatët shqiptarë në zgjedhjet parlamentare nuk morën as 10 mijë vota

Në zgjedhjet parlamentare të 21 majit në Greqi morën pjesë edhe shtatë pjesëtarë të komunitetit të emigrantëve shqiptarë, që jetojnë prej vitesh në vendin fqinj.

Dy prej kandidatëve Fatos Malaj dhe Niko Bilika kandiduan për partinë PASOK, njëri në Athinë dhe tjetri në Selanik.

Ndërsa tre kandidatë të tjerë Adiljan Koxhaj, Makrina Koci dhe Angjelos Jahollari konkurruan me Partinë “Syriza” në Selanik dhe Evia.

Sidorela Kalthi garoi për Partinë Komunsite greke në Kretë dhe Paty Vardhami kandidoi në Athinë me nismën “MERA 25”.

 

Por kur janë numëruar rreth 98% e votave, rezultati tregon se të shtatë kandidatët shqiptarë kanë marrë rreth 10 mijë vota së bashku dhe asnjë prej tyre nuk e ka fituar mandatin e deputetit.

 

-Antilian Koxhaj SYRIZA 3151
-Viola Makrina Kosti SYRIZA 2802
-Angjelos Dhionisis Jahollari SYRIZA 1014

-Niko Bilika Pasok 824
-Fatos Malaj-Pasok 752
-Pati Vardhami Mera 25 (Diem 25) -1272
-Sidorela Kalthi Partia Komuniste 153

Rreth 87 mijë emigrantë shqiptarë sipas përllogaritjeve kanë të drejtën e votës në zgjedhje.
Shumica e kandidatëve nga komuniteti shqiptar janë të rinj të talentuar nga brezi i dytë i emigrantëve që janë arsimuar në Greqi dhe Angli dhe janë përfshirë në jetën politike greke duke qenë edhe pjesë e debateve dhe përfaqësimeve në median greke.

 

Fraksion.com