Life StyleTë funditTeknologji

Për 5 vite celularët mund të parashikojnë edhe vdekjen

Sipas një studimi të ri teknologjia do të behet e frikshme në 5 vitet e ardhshme, duke bërë që celulari të ketë fuqinë të parashikojë edhe vdekjen, shkruan prestigjiozja e njohur “New Scientis”.

Sipas studiuesve amerikanë, të dhënat e mbledhura nga sensorët e lëvizjes së telefonit celular nga vetëm gjashtë minuta ecje e dikujt mund të jenë të mjaftueshme për të parashikuar mundësinë e vdekjes brenda pesë viteve të ardhshme.

Sado e tmerrshme që tingëllon kjo, ne nuk mund të mos mendojmë për anën pozitive të gjithë kësaj. Në këtë mënyrë mund të shmangen shumë vdekje të papritura.

Një studim, i udhëhequr nga Bruce Satz i Universitetit të Illinois, i botuar në revistën e shëndetit dixhital PloS Digital Health, sipas Neë Scientist, zbuloi se saktësia e metodës së mësipërme është afërsisht e krahasueshme me atë të metodave të tjera më tradicionale të parashikimit. Por çfarë do të thotë kjo? Sa i saktë do të jetë ky parashikim? A po luajmë sërish me shanset?

Hulumtimet e mëparshme kanë vlerësuar rrezikun e vdekjes së hershme në bazë të nivelit të përgjithshëm të aktivitetit fizik, duke përdorur sensorë në pajisje të tjera si “fashat” dhe orët “inteligjente”.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com