“Nuk kanë qenë ditë dhe shumë të bukura!” Çfarë nuk po shkon me Efin?
Duket se Efi Dhedhes nuk po kalon ditë dhe aq të mira pas finales së “Big Brother VIP”.
Ajo u largua nga vendi ynë për disa ditë duke bërë një udhëtim në Milano. Ditën e djeshme është rikthyer dhe ka bërë disa pastime në Instagram që kanë marrë vëmendjen tonë.
Në një video që ajo postoi dje shprehej: “Përshëndetje të gjithëve. Si ka qenë kjo javë për ju? Do thoni ju ku u zhduka unë? Nejse nuk u zhduka thjesht nuk kam folur me ju. Më falni, por të them të drejtën nuk është se kanë qenë ditë dhe shumë të bukura për mua. Jo se ka ndodhur gjë, por… Kam pasur shumë dëshirë të rri vetëm. Por, kjo gjë mori fund tashmë. Që sot e tutje do jemi bashkë. Në çdo hap, në çdo gjë që unë bëj do jem pranë jush dhe ju do e merrni vesh.”
Sakaq, edhe ditën e sotme ajo ka ndarë një video ku lë të kuptohet se nuk është ende në humor të mirë. “Mirëmëngjes, yje. Si u zgjuat sot? Unë? Mos e pyesni fare.”-thotë ajo.
Nuk e dimë se çfarë nuk shkon me Efin, por urojmë të jetë diçka kalimtare dhe ajo të gjejë veten shumë shpejt dhe të kthehet me projekte.
Fraksion.com