Jeff Bezos fejohet me partneren e tij pas 5 vitesh lidhje
Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe partnerja e tij Lauren Sánchez janë fejuar, raporton CNN.
Asnjë detaj shtesë në lidhje me propozimin apo planet e dasmës nuk dihen ende. Por, dyshja janë fotografuar bashkë dhe në dorën e Sánchez bie në sy unaza.
Bezos dhe Sánchez, një ish-gazetare dhe tani filantrope, dolën për herë të parë publikisht me lidhjen e tyre në vitin 2019. Që kur Bezos dhe Sánchez filluan të takoheshin, ata kanë mbajtur detaje të jetës së tyre së bashku kryesisht private, pa u fotografuar në ngjarje të ndryshme.
Në vitin 2022, çifti foli me CNN në shtëpinë e tyre në Washington në intervistën e tyre të parë të përbashkët ku ata folën për punën e tyre filantropike drejt dhënies strategjike të pasurisë së madhe të Bezos për një sërë kauzash.
Asokohe, Sánchez i tha CNN se ata janë si “shokë skuadre vërtet të shkëlqyer”, duke shtuar me të qeshur se ata gjithashtu mund të jenë “të mërzitshëm”. Bezos e përshkroi gazetaren fituese të çmimit Emmy si “personin më bujar, më zemërgjerë që mund të takoni ndonjëherë”, dhe tha se ajo është “një frymëzim”.
Miliarderi është gjithashtu themeluesi i kompanisë hapësinore ‘Blue Origin’, dhe ishte në bordin e një fluturimi të vitit 2021 në hapësirë me raketën New Shepard.
Bezos ishte i martuar më parë me MacKenzie Scott për 25 vjet, me të cilën ka katër fëmijë. Sánchez ka tre fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme dhe ishte e martuar me agjentin e Hollywood Patrick Whitesell për 13 vjet përpara se të finalizonin divorcin e tyre në 2019.
Farksion.com