“Do kapërcejmë hatërmbetjet”, Këlliçi: Ka pasur vjedhje votash në zgjedhje!
Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi në një dalje për mediat komentoi zgjedhjet e 14 majit.
Ai theksoi se kjo është periudhë reflektimi për PD-në, ndërsa shtoi se në zgjedhjet lokale vota u vodh.
“Ne në periudhë reflektimi jemi, por kjo s’do të thotë se s’ka pasur vjedhje të votave, kjo nuk do të thotë që nuk ka pasur manipulim. Apo që të gjejmë një socialist të kënaqur për rezultatin, pasi ka pasur vjedhje votash. Ky do të jetë adresim në mbledhjen e Kryesisë, duke nisur nga problemet që ne kemi pasur para procesit zgjedhor, ditën e zgjedhjeve dhe më pas. Duhet të gjejmë mënyra për të kapërcyer hatërmbetjet. Ne duhet të vëmë gishtin në plagë dhe të flasim për zgjedhjet.
Nuk e di se si mund të lidhet reflektimi me dorëheqjen, reflektim do të thotë të shohim se çfarë nuk ka shkuar mirë brenda nesh. Ka ikur koha e interpretimeve personale, gjithçka tjetër i lihet statutit. Do shohim se çfarë nuk kanë shkuar mirë. Më lejoni që të shkoj në mbledhje. Të mblidhemi dhe të flasim”, tha Këlliçi.
Fraksion.com