Ka biseduar me to pas daljes nga ‘Big Brother’? Kristi flet për Keisin dhe Zazën
Krist Aliaj ishte i ftuar në “E Diell” ku ka zbuluar shumë të reja rreth jetës së tij pas “Big Brother VIP”. Në një lojë të rubrikës teksa është pyetur nëse ka komunikuar me Keisi Medinin pas daljes nga formati dhe Kristi e ka mohuar e për këtë i është kërkuar të telefononte Keisin live në emision për ta ftuar për kafe, por ai nuk ka pranuar dhe ka pirë një shots si dënim.
Po ashtu, Kristi është pyetur edhe për ish të-dashurën e tij, Zazën se si ka qenë e vërteta dhe nëse ka kontaktuar me të pas daljes.
“Jo është mbyllur ka mbaruar nuk kemi kontaktuar fare, asgjë nuk ka mister asgje e kisha të dashur ishte e komplikuar situata ka mbaruar, nuk ka fare fare asgjë”- tha ai.
Fraksion.com