AktualitetTë fundit

Hakmarrja: Dy vëllezër të vrarë brenda dy muajsh në Kavajë

Dy vëllezër të vrarë brenda dy muajsh në Kavajë.

Arjan Gosa që u ekzekutua ditën e sotme (21.05.2023) është vëllai i Edmond (Armand) Gosës që mbeti i vrarë pas një konflikti për motive banale me Altin Rexhën.

Kjo e fundit, ngjarje kjo e ndodhur në 29 mars të këtij viti, ku Gosa qëlloi me thikë Rexhën dhe ky i fundit iu kundërpërgjigj me armë zjarri. Si pasojë  e plagëve të marra humbën jetën të dy.

Shkak i vrasjes së sotme (21. 05.2023) sipas policisë është hakmarrja, pasi ekzekutimi i Arian Gosës dyshohet se ka të bëjë me ngjarjen e 29 marsit.

 

 

Arian Gosa u ekzekutua në sy të babait të tij, pasi ishin të dy në lokal duke konsumuar kafen. Autori i maskuar është afruar dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë duke e lënë të vdekur në vend.

Por si ndodhi sherri që përfundoi me dy të vrarë më muajin mars në Kavajë:

Kanë qenë shtetasit Edmond Gosa dhe Altin (Sali) Rexha, të cilët në atë kohë janë takuar për t’u sqaruar në lidhje me një konflikt të mëparshëm, por diçka e tillë nuk u arrit dhe situata përfundoi me të dy protagonistët të vdekur, njëri nga plagët e shkaktuara me thikë dhe tjetri nga plagët e marra nga arma e tipit pistoletë.

Dy shtetasit ishin konfliktuar më parë për motive të dobëta në një lokal të qytetit ku edhe ishin konfrontuar edhe fizikisht.

Ngjarja ndodhi pranë banesës së Rexhës, i cili ishte edhe i shoqëruar nga djali i tij i mitur kur ka shkuar të takojë Gosën me qëllimin për të sqaruar konfliktin mes të dyve.

Fillimisht të dy janë konfliktuar verbalisht e më pas situata ka degraduar në dhunë fizike për të shkuar deri te përdorimi i armëve të cilat i morën jetën të dyve, ku Gosa e ka qëlluar me thikë Rexhën, i cili është përgjigjur dukë shtënë me armë mbi 3 herë drejt 43-vjeçarit.

Sakaq të dy personat kishin ndryshuar emrin në gjendjen civile.

 

Fraksion.com