Life StyleTë fundit

Sa paguhet Luiz Ejlli për një reklamë në Instagram?

Sa paguhet Luiz Ejlli e ish-banorë të tjerë për një reklamë në Instagram?

Tashmë, me rritjen e popullaritetit pas daljes nga “BBVIP”, shumë banorë kanë ndryshuar çmimin e reklamave të tyre në postimet e “Instagram”.

Një prej tyre është padyshim edhe Luizi.

Para se të dilte nga “Big Brother”, njerëzit përgjegjës për llogarinë e Luizit kërkonin 1500 euro një story për reklamë. Tashmë që doli jashtë shtëpisë, Luizi paguhet deri në 10,000 euro për një postim.

Atë e ndjek Efi, me 2000 euro, më pas vjen Kiara me 1000 euro. Pas tyre, me shifra më të ulëta, janë ish-banorët e tjerë të “BBV”.

“Për Borën dhe Arbanën shifrat lëvizin nga 3000-5000 euro për postim. Njerëzit që Top Channel i ka marrë, i ka ngritur dhe nuk do të dinë ta mbajnë. Shumë shpejt kjo famë mund t’i venitet, por nuk është se ka qenë merita e tyre 100 % por e televizionit që i ka lançuar”- kq thënë eksperti i IT, Tomi Kallanxhi.

 

Fraksion.com