Luiz Ejlli i zbulon Ramës planet e së ardhmes
Një tjetër dëshirë e Luiz Ejllit është realizuar. Gjatë lojës së BBV ai shprehu se kishte dëshirë të ulej ballë për ballë me kryeministrin Edi Rama dhe kjo ndodhi!
Luizi ka qenë i ftuar në podcast-i9n e fundit të kryeministrit ku ka folur për shumë detaje.
Fituesi i Big Brother Vip 2 ka thënë se, në të ardhmen do merret jo vetëm me muzikë, por dhe me filma.
“Unë do vazhdoj ëndrrën që m’u ndërpre, e ndërpreva vetë, nuk ma ndërpreu kush, me dëshirën time. Do vazhdoj aty ku e kam lënë. Do bëj këngë sa më shumë. Kam dhe projekte për filma që i kam marrë skenarët, filma, seriale. Një pjesë e tyre do të dalin deri në muajin tetor-nëntor.”
Kryeministri Edi Rama: Filma që ti bësh vetë apo që janë bërë?
Luiz Ejlli: Janë bërë. Skenarët më janë dhënë dhe unë jam personazh kryesor. Janë komedi. Janë bërë si skenarë, janë gati, thjesht do fillojmë xhirimet.
Fraksion.com