Life StyleTë fundit

Zhaklina ‘mbeti’ në rrjet, sërish në qendër të kritikave, publikon muralen e kriminelit rus që luftoi kundër shqiptarëve

Oops! Zhaklin Lekatari e bëri sërish…

Pak ditë pasi ndezi rrjetin me komentin e saj se ndodhej e sigurt në një vend që nuk ak shqiptarë, në Serbi, ajo ka ndezur sërish rrjetin.

Gazetarja ka publikuar një foto në Tëitter në Beograd para murales të Albert Andijev, një rus që luftoi në anën e Serbisë në luftën e Kosovës. Sllavo-rusi u vendos si snajperist në Brigadën 549 të Monitorizuar në kufirin shtetëror me Shqipërinë dhe Maqedoninë në gjatësi prej 150 kilometrash në 3 luftërat kundër Shqiptarëve, konkretisht në luftën e Kosovës, Iliridës dhe Luginës.

Krimineli sllavo-rus cilësohet nga të mbijetuarit si vrasës gjakftohtë dhe veçanërisht mizor në zhvatjen e parave dhe bizhuterive. Albert Ahsarbekoviç Andijev është pjesë e gjenocidit që la pas shumë viktima burra, gra e fëmijë shqiptarë.

Andijev me origjinë nga Osetia e Jugut, më 5 maj 1999 gjatë luftimeve në Suharekë, u plagos rëndë nga ushtarët e UÇK-së në syrin e djathtë dhe për pasojë e kishte humbur atë. Ai vdiq para dy vitesh nga Covid-19.

Reagimet e njerëzve kanë qenë të shumta, duke dënuar veprimin e Zhakut dhe faktin që thotë se është feminist por promovon këtë figure që ka vrarë vajza e gra.

 

Fraksion.com