Life StyleTë fundit

Zbulohet gjinia e fëmijës së dytë të Xhensilës dhe Besit?

Megjithëse çifti nuk ka folur asnjëherë mbi lajmet e fundit të shtatzënisë dhe s’dimë sa të vërteta janë, lart e poshtë thuhet se Xhensila është në pritje të ëmbël.

Në daljet e saj të fundit publike njerëzit kanë vënë re barkun e rrumbullakosur më shumë se zakonisht të këngëtares. Madje, “Bordo” bën me dije edhe gjininë e bebushit që thuhet se ajo po pret.

Sipas burimeve, Xhensila Myrtezaj është kësaj here në pritje të ëmbël të një djali, që do ta bëjë Ajkën motër të madhe.

Dyshja është treguar tepër e rezervuar për jetën private, megjithëse nuk e kanë shprehur kurrë dëshirën për të zgjeruar familjen e tyre dhe për t’i bërë Ajkës një motër ose vëlla.

Mbetet të presim për një konfirmim nga çifti.

 

Fraksion.com