Pagat, Ibrahimaj: Përfitojnë 130 330 punonjës të administratës qendrore dhe lokale
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot reforma në sistemin e pagave që kërkohet të miratohet, synon bërjen më tërheqëse të administratës publike për ekspertët e kualifikuar, ndërsa kostoja vjetore është 39 miliardë lekë.
Gjatë prezantimit të projektligjit “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Ibrahimaj theksoi se përfitues do të jenë 130 330 punonjës të administratës qendrore dhe vendore.
“Nga ligji përfitojnë 250 funksionarë politikë, që pagën e kanë të lidhur me atë të presidentit. Paga e presidentit propozohet të shkojë 425 000 lekë, nga 257 000 që është aktualisht. Nga ky projektligj janë përfitues punonjës të administratës qendrore dhe vendore. Reforma për rritjen e pagave do të shtrihet në dy vite. Kostoja totale e kësaj politike është 39 miliardë lekë në 1 janar 2025. Në total janë 130 330 punonjës përfitues”, bëri të ditur Ibrahimaj.
Sipas ministres, synimi kryesor është që përmes kësaj reforme paga mesatare në administratë të shkojë 900 euro, nga 530 euro që është aktualisht.
Fraksion.com