AktualitetPolitikëTë fundit

“Na informoi Greqia”, çështja Beleri mbërrin në Senatin Amerikan

Gjatë raportimit në Komisionin e Jashtëm të Senatit Amerikan të dy zyrtarëve të lartë të DASH, Derek Chollet dhe Gabriel Escobar është diskutuar edhe për çështjen e arrestimit të Fredi Belerit.

Ka qenë kryetar i këtij komisionit, Bob Mendez, ai që ka kërkuar të mësojë në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, duke e cilësuar shqetësues një akt të tillë të ndodhur disa ditë përpara zgjedhjeve.

“Unë e kuptoj se garantimi i zgjedhjeve të lira të ndershme është i rëndësishëm. Por jam i shqetësuar. Greqia na ka informuar se do të ketë impakt negativ për çështjen e integrimit. Çfarë po bëjmë që autoritetet shqiptare t’i binden rendit”, tha Mendez.

Por këshilltari i lartë amerikan i DASH-it, Chollet ka reaguar duke u shprehur se për këtë çështje kanë kërkuar më tepër informacion nga ana e ambasadës amerikane në Tiranë.

“Kemi dëgjuar nga ambasadori grek dhe kemi njoftuar dhe ambasadën në Tiranë për të kuptuar se çfarë po ndodh”, tha ai.

Ndërkohë, Mendez u shpreh se problemi rëndohet më tepër pasi ngjarja ka ndodhur vetëm 2 ditë para zgjedhjeve.

 

Fraksion.com