Life StyleTë fundit

Mozzik përfundon në polici, dyshohet se kërcënoi një person me armë

Reperi i njohur shqiptar Mozzik, emri i vërtetë i të cilit është Gramoz Aliu, thuhet se është marrë në pyetje nga policia mbrëmjen e së martës, më 16 maj, pasi dyshohet se ka kërcënuar një person.

Sipas mediave në Kosovë, artisti dyshohet se ka kanosur me armë një person, si pasojë e një mosmarrëveshje momentale që kanë pasur me njëri – tjetrin që thuhet de kaloi në kërcënime.

Pasi u mor në pyetje nga policia, reperi është liruar në procedurë të rregullt. “Telegrafi” raporton se ka marrë një prononcim nga Shukri Jashari, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i cili ka thënë:

“I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pasi kanosja nuk ka qenë e atij niveli shumë serioz. Kanosja ka ekzistuar mirëpo nuk ka qenë me seriozitet për rrezik se mund të përsëritet, prandaj nuk është ndaluar. Arma me leje është sekuestruar. Dy dëshmi i kemi lidhur me rastin dhe hetimet janë duke vazhduar në këtë drejtim”.

Fraksion.com