Meritonim fitoren kundër Partizanit”, Aleksi i bindur: Tirana nuk e lëshon kreun
Albano Aleksi është me këmbë në tokë. Titullin nuk e përmend si të fituar, ndërsa nga ana tjetër thotë se në derbi mund të merrnin tri pikët, por qe fati i Partizanit që sfida të mbyllej në barazim. Aleksi pranoi në një intervistë për “Panorama Sport” se takimi në Laç është shumë i vështirë, por Tirana do të bëjë më të mirën që të shpallet kampione këtë sezon.
Aleksi, a i mori maksimumin Tirana ndeshjes derbi me Partizanin?
Normalisht ishte një ndeshje e vështirë. Ishte një ndeshje derbi dhe kjo sfidë gjithmonë është e komplikuar. Së pari, dua të falënderoj tifozët, ishin një forcë shumë e madhe për ne. Na kanë mbështetur në maksimum. Në këtë sfidë ishin një plus shumë i madh për ne dhe për mbështetjen që na kanë dhënë në këtë sfidë, por edhe në çdo takim tjetër të kampionatit.
Tani mund të themi se Tirana është shumë pranë titullit të dytë rresht kampion?
Në do të vazhdojmë të luftojmë për titullin kampion. Asgjë nuk ka mbaruar.
Cilat ishte tabloja e vërtetë e derbit për Aleksin dhe mund të merrnit më shumë?
Duke parë ecurinë e garës ne mund edhe ta fitonim ndeshjen. Siç vajti kjo sfidë ishte e çuditshme. Edhe mund ta humbitnim, por ne treguam se kishim dinjitet, pasi edhe kur ishte loja në disavantazh për ne, vazhduam të luanim futboll. Kundërshtari po luante me topa të gjatë. Ne besuam. Mund ta fitonim sfidën në fund të takimit, por për fat të mirë të kundërshtarit, loja doli në barazim./panoramasport
Fraksion.com