Marrëdhënia mes Kiarës dhe Ermionës pas BBVA nuk mund të ishte më e mirë se kaq
Ermiona Lekbello ka qenë goxha kritike ndaj Kiarës dhe disa prej veprimeve të saj në ‘Big Brother VIP’. Pasi doli ajo foli me rezerva për Kiarën për të cilën tha se u viktimizua dhe se iu neverit situata që ajo krijoi te lavamani me Luizin.
Po ashtu, ajo pati rezerva edhe për rihyrjen e Kiarës në format. “Sheh Kiarën që ia nxin jetën Luizit. Ai ha zhavorr në atë shtëpi. Këtej debatuan, këtej bëjnë sikur kanë miqësi. Unë nuk i duroj dot fare këtë gjëra”, tha Lekbello asokohe.
Por, ajo njihet për natyrën e drejtpërdrejt dhe këto komente duket se nuk kanë pasur asgjë personale. Thjesht kanë qenë sepse Ermiona ka dashur të shohë Luizin sa më pare. Tani që reality-show ka përfunduar, Ermiona ka marrëdhënie shumë të mira me Kiarën.
Këtë na e ka treguar vetë duke publikuar një foto që tregon se ka qenë duke folur me video-call me moderatoren së fundmi.
”Që mos të mendoni, e dua.”- shkruan Ermiona krah fotos ku duket Kiara e buzëqeshur.
Fraksion.com