Life StyleTë fundit

“Luizi s’e njeh”, Meridiani publikon fotot: Rrobat e para në BBV ia dërgova unë. Nëna e tij nuk pranonte…

Meridian Ramçaj ka folur për herë të parë në lidhje me deklaratën që Luizi bëri pak ditë më parë se nuk ka pasur miqësi me të jashtë shtëpisë së Big Brother Vip Albania.

Ai tha në emisioninVila 24 se ka pasur një miqësi intensive në vitet 2011-2016, kohë kur kanë qëndruar bashkë në Paris dhe kanë bërë pushime të gjata. Ai publikoi edhe disa foto ku të dy ata shfaqen me të fejuarën e Meridianit dhe ish të fejuarën e Luizit në atë kohë.

“Nuk e kisha të lehtë të vija. Nuk do doja që të vërtetën ta thoja në një studio televizive. Ajo që më pak prekur më shumë është intervista e fundit e atij. I tha gazetarit unë të njoh aq sa të njoh ty. Nuk e di për ju a fusni njerëz në shtëpi që nuk i njihni. Ka qenë një periudhë nga viti 2011-2016 që kemi qëndruar shumë shpesh bashkë, thuajse përditë bashkë me Jonin me Luizin, te lokali që unë menaxhoja. Shoqëria ka qenë shumë i ngushtë. Kam qenë pjesë e festave që bëheshin në Durrës, pushimet në Paris bashkë. Unë kam foto të këtyre kohëve. Nuk të pret kush në Francë në shtëpi. 5 vjet kam ngrënë bukë te shtëpia e tij bashkë me të fejuarën time, bashkë me të fejuarën e Luizit. Kam qenë pjesë e partyve që bëhen në darkë të rezidenca qeveritare”, deklaroi ai.

Meridiani tha se ka qenë personi i parë që i ka dërguar veshjet Luizit në instagram pasi vajza që kujdesej për të, nuk kishte as 10 mijë lekë në xhep.

 

 

“Ai e ka kompleks ta thotë që është nga Dukagjini me origjinë, pavarësisht se ka lindur në Shkodër. Nuk e di pse e tha me përbuzje këtë pjesën. E kam parë shpesh Luizin të thotë që miqtë e mi kanë përfituar. Tani ose jam shok dhe mik, ose nuk jam. Unë e shoh se është i ngarkuar dhe e kuptoj kush e ka ngarkuar. Rrobat e para në shtëpi ia kam futur unë Luizit. Ai jashtë kishte lënë një njeri që nuk kishte 10 mijë lekë në shtëpi. Parfumet e para në shtëpi ia kam futur unë Luizit. Unë nuk kam kërkuar nga Luizi as të më falenderojë për këtë gjë”, u shpreh ai.

Gjithashtu Meridiani tha se e ka mbajtur nën menaxhim këtë llogari bashkë me Jurgenën, deri ditën kur ajo ka fshirë foton e tij me Kiarën. Nga ana tjetër ai tha ne emisionin “Vila 24” se nëna e tij nuk pranonte të shkruante një letër për të birin dhe ka qenë ai që e ka bindur.

“Tre ditë para se të hynte në shtëpinë e BBV është takuar me Jonin dhe ka lënë emrin e Jonit në kontratën e Big Brother. Në fillim Olta ka qenë goxha personazh i pëlqyer, dhe ne kemi dalë e kemi mbështetur në studio. Kam dalë dhe e kam mbështetur Luizin kur e gjithë Shqipëria ziente që ai nuk flet me nënën. Kam komunikuar me nënën e tij.

Kam këmbëngulur që nëna e tij të çonte një letër për Luizin në shtëpi sepse nuk pranonte. Kisha 4 vite që nuk takohesha me Luizin. Marrëdhënia është ndërprerë natyrshëm. Nuk ka pasur asnjë episod. Kur mua m’u prish lokali ka qenë një periudhë që kam qenë pa punë. Jam munduar të ngrihem vetë dhe të ec përpara vetë.

E kam menaxhuar instagramin e Luizit nga data 26 deri ditën që kam postuar një foto me Kiarën dhe foto është fshirë. Dhe kam thënë nga ky moment nuk e mbaj më instagramin. Ai e ka për detyrë të takojë Jonin. Po bën dy javë që ka dalë dhe nuk e ka takuar. Ajo që më bëri përshtypje është te festa e topit. Unë dhe Joni kërkuam tavolinën e fundit. Ai erdhi në fund, i ka thënë dhe Kiarës, rri me Jonin dhe Meridianin në tavolinë”, deklaroi ai.

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com