‘I çova një pjatë fasule!’ Big Basta zbulon historinë e pazakontë të njohjes me Vesa Lumën
Big Basta tregon historinë e veçantë të njohjes me Vesa Lumën
Big Basta i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ka ndarë me publikun detaje nga karriera dhe jeta e tij e re ne Zelandë.
Big Basta ndër të tjera, tregoi zanafillën e lidhjes së tij me Vesa Lumën.
“Vesën e dua shumë dhe për herë të parë jemi takuar te “Dancing with the star”. Vesa s’më kishte kërkuar ndonjëherë tekste dhe unë e pyeta pse s’më ke kerrkuar asnjëherë tekst dhe me tha do të kërkoj qënesër.Nga ai moment u afruam me njëri-tjetrin. Në atë kohë Vesa rrinte në hotel bashkë me konkurrentët e tjerë dhe mendova se i mungonin ushqimet tradicionale, i thash mamit të më katuante diçka dhe më bëri fasule.Ma ktheu pjatën bosh pa fasule, por me shumë dashuri.”-u shpreh Big Basta “Në kurthin e Piter Pan”.
Fraksion.com