AktualitetRajoniTë fundit

Guvernatori italian: Mësimet nga tërmeti do të na ndihmojnë për rimëkëmbje nga vërshimet

Rajoni italian Emilia Romanja do të rimëkëmbet nga vërshimet shkatërruese të kësaj jave, duke i marrë parasysh mësimet e mësuara nga tërmeti i vitit 2012, ka thënë guvernatori rajonal, Stefano Bonaccini, të premten.

Numri i të vdekurve, si pasojë e vërshimeve – të shkaktuara nga reshjet e shiut – ka arritur në 14.

“Nëse ekziston një mësim që e kemi marrë prej tërmeteve, është se në çdo situatë emergjente duhet rindërtuar shpejt”, ka thënë ai.

“Asgjë nuk do të na ndalë”, ka thënë guvernatori, duke iu referuar bizneseve, turizmit dhe aktiviteteve tjera në këtë rajon të pasur.

Në disa pamje të publikuara, rajoni shihet i mbushur me ujë dhe shtëpitë janë të vërshuara.

Më shumë se 15.000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Një pjesë e madhe kanë mbetur pa rrymë, dhe më pak furnizime ushqimore.

Bonaccini ka thënë se rreth 500 rrugë janë dëmtuar ose shkatërruar.

Meteorologët kanë thënë se shirat e rrëmbyeshëm kanë pasuar një periudhë të thatësisë së madhe, çka e ka zvogëluar kapacitetin e tokës për të thithur shpejt ujin.

 

Fraksion.com