Life StyleTë fundit

Grida Duma: Lori Hoxha ka qenë garancia ime, pa të nuk do kisha ardhur në Top

Moderatorja Grida Duma foli si rrallëherë për arsyen që e solli në Top Channel, ku vijon programin e saj politik “Top Story”.

Ajo deklaroi se drejtuesja e Top Channel, Lori Hoxha, ka qenë garancia e saj për të realizuar në media idenë që ka projektuar.

Duma shprehu se Lori Hoxha ka trashëguar vetitë më të mira të të atit, Dritan Hoxha, dhe të familjes Hoxha. Ndër të tjera moderatorja shtoi se drejtuesja e Top Channel ka studiuar botën për ta sjellë në Shqipëri.

“Lori Hoxha, pa asnjë dyshim, ka qenë garancia ime për të bërë atë që kam pasur në kokë. Nuk është për të bërë duartrokitje për atë që administron Top Channel, se kjo gjë bëhet nga kushdo. Unë mendoj që Lori është një pinjollë gjenetike mediatike, domethënë ka trashëguar vetitë më të mira nga legasia e të atit dhe familjes Hoxha dhe vë re që studimet e saj në Angli apo kudo tjetër, ajo ka shkuar atje me qartësinë që duhet të ishte guida e një media të vetes këtu.

Gjithçka që ajo ka pasur në studimet e veta, duket që ajo nuk ka studiuar librin, duket që ka studiuar botën për ta sjellë në Shqipëri. Unë jam impresionuar nga ajo, pa ardhur në Top Channel, ndryshe nuk do të kisha ardhur këtu. Jam impresionuar që ka Shqipëria një brez të ri, që avangard me këtë konceptim për të bërë një komunikim të ri”, u shpreh Duma në “Më lër të flas”.

 

Fraksion.com