Life StyleTë fundit

Drogoi të dashurin në takim dhe i vodhi $600 000 në ora e bixhuteri në Miami. Kërkohet nga policia

Policia në Miami thotë se është në kërkim të një gruaje që shfaqet me rroba ‘ekspozuese’ në kamerat e sigurisë, e cila i kishte marrë bizhuteri në vlerë më shumë se $600,000 një burri me të cilin sapo ishte njohur.

Pas takimit me të njohurin e saj në barin ‘The Dirty Rabbit’ mbrëmjen e 8 majit, gruaja e paidentifikuar ishte ftuar në shtëpinë e shoqëruesit të saj në orët e vona, ku i kishte droguar pijen për të nisur serinë e grabitjes njoftonte policia.

I njohuri i grabitëses së paidentifikuar kishte humbur shpejt ndjenjat pas pijes së kontaminuar, me të dyshuarën që besohet se është rreth 30-vjeç sipas policisë.

Burri kishte telefonuar policinë kur ishte zgjuar mesditën e ardhshme teksa e njohura kishte zbrazur kasafortën e tij me bizhuteri dhe ishte larguar.

Mes objekteve me vlerë të humbura ishin një orë Rolex Daytona me diamante, si dhe një orë a Sky-Dweller Rolex.

Burri thotë se i ishte vjedhur gjithashtu një zinxhir floriri, një byrzylyk Franco Gold, syze dielli Cartier dhe një unazë diamanti.

Në pamjet e kamerave të sigurisë gruaja shihet që hyn në ashensor me viktimën e saj, dhe më pas përsëri kur del nga apartamenti.

Ajo shihet e nxituar kur del duke mbajtur dhe një gotë pije në dorë.

Dikush mund të thotë të ‘po merr vetëm një gotë pijeje dhe kjo s’ka problem’,  por policia thotë se ajo mund të ketë qenë gota ku kishte pirë vetë dhe që mund të përmbante ADN e saj dhe rrjedhimisht të identifikohej, sipas rrjetit vendas WSVN.

Policia e Miami po kërkon ndihmë në identifikimin e të dyshuarës.

 

Fraksion.com