“Cilit t’i besosh”, Meridian Ramçaj plas bombën, zbulon mesazhet me Luiz Ejllin: Më tha mos u shqetëso!
I ftuar në Vila24 Meridian Ramçaj për herë të parë ka folur për raportin e tij me Luiz Ejllin duke zbuluar të vërtetat e kësaj miqësie.
“Unë kam qenë i pari që kam i kam çuar rrobat Luizit kur ka hyrë në Big Brother. I kam dalë në mbrojtje kur të gjithë se kanë bërë. Nëse t’i bën pushime me dikë dhe e fut në shtëpi, dhe shkoni në Paris me partnerët dhe sërish se njeh unë nuk e di. I kam shkruar dhe i thashë që kam bërë ndonjë gabim pasi pa kuptuar ishim gjithë kohës hiq e vërë njëri tjetrin nga instagrami, dhe më tha s’ka asgjë për t’u shqetësuar”, tha Meridiani.
Mërzitesh për momentin, por nuk jam penduar për suportin. Edhe nëse kthehemi pas do kisha bërë të njëjtën gjë. Unë e kam mbështetur Luizin që në fillim dhe kam dalë duke bërtitur në momente të vështira, sepse askush nuk dilte të fliste për të. Nënën e Luizit nuk e njoh, kam folur në telefon gjatë. Kam këmbëngulur derisa e binda të shkruante një letër për Luizin. Edhe sikur mos të më njihte, thjesht për përkrahjen mund të thoshte dy fjalë. Kishim 4 vite pa u takuar fare. Raporti ynë u ndërpre natyrshëm. Siç ka pasur Luizi momente të vështira, edhe unë kam pasur momente të vështira. Por nuk i kam rënë telefonit të askutj për ndrihmë, ndryshe nga ai.
Fraksion.com