Life StyleTë fundit

4 vite martesë: Greta Koçi flet për herë të parë për partnerin!

Pas një kohe të gjatë shkëputjeje, Greta Koçi është rikthyer për të qenë përballë pyetjeve të fëmijëve të Piter Pan.

Këngëtarja ka folur për herë të parë për martesën e saj, duke treguar më shumë detaje rreth partnerit dhe marrëdhënies së tyre.

“Kam 4 vjet që jam martuar, por nuk kam bërë dasëm. Ai është shqiptar dhe tani ne jetojmë në Amsterdam.

Ai është inxhinier softuerik, komplet fusha të ndryshme; mundohet të më shoqërojë mua gjatë koncerteve por jemi të dy shumë të zënë, gjejmë të mesmen e artë për të kaluar kohë me njeri-tjetrin.

Jemi si shokë, e mbështesim njeri-tjetrin.”- u shpreh artistja për “Në kurthin e Piter Pan”.

 

Fraksion.com