“Po ngremë zërin se i shërben gjithë Shqipërisë”, nuk pranon rezultatin, kandidati i “BF” në Kamëz dhe Forumi Rinor protestë para KQZ-së: Kemi prova dhe pamje filmike
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kamzës Arjan Hoxha ka deklaruar sot se rezultati i zgjedhjeve ishte i paracaktuar.
Hoxha ka dalë në protestë me Forumin Rinor të koalicionit para KQZ-së për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.
Ai tha se kjo protestë nuk i shërben vetëm Kamzës, por gjithë Shqipërisë.
“Zgjedhjet ishin në asnjë lloj pritshmërie. Ka një rezultat të paracaktuar. Ndaj do të iniciojmë të gjitha ankesat tona në KAS dhe KQZ. Do të ngremë një grup ekspertësh të pavarur. Një kandidat kushdo qoftë ai, ka humbur votat. Ka prova. Nuk ka ndodhur që kandidati të dalë humbës, dhe të përmbyset rezultati. Qytetarët e Kamzës e ndjejnë vetëm të tradhtuar. Asnjë prej tyre nuk ndihet i përfaqësuar me vullnetin dhe votën e lirë. Do bëjmë gati denoncimet. Kemi prova për intimidim të qytetarëve. E merrte patronazhisti, e merrte komisioneri dhe më pas drejtori. Shumë vota janë bërë me shoqërime”, deklaroi Hoxha.
Ai shtoi se në Kamëz ka pamje filmike që me shkresë do t’i adresojë në KAS. “Do kërkojmë hapje të kutive. Do kërkojmë ballafaqime me rezultatin. Duam ekspertim nga ekspertë të huaj të pajisjes elektronike të votimit. Nëse ai është votimi i qytetarëve, unë i shtrëngoj dorën kandidati tjetër. Por kjo është në dëm të gjithë votuese shqiptarëve. Ky nuk është votim, por makineri kriminale shtetërore. E vetmja mënyrë që të merrej Kamza, ishte votimi elektronik. Kjo nuk është makineri e leximit të votës, por e manipulimit të votës.”, theksoi kandidati i “BF”.
Fraksion.com