Life StyleTë fundit

“Përdori magji të zezë për t’i divorcuar”, shpërthen nëna e Ronaldos: Kjo është makabre, do t’i denoncoj të gjithë

Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldos, ka publikuar një postim të gjatë në Instagram për të sqaruar zërat që qarkullojnë mbi raportin e saj me Georgina Rodriguez.

Në programin “Socialité” kishin qarkulluar thashethemet se marrëdhënia mes Georgina dhe nënës së Ronaldos do të ishte aq serioze, sa kjo e fundit do t’i drejtohej magjisë së zezë për ta ndarë nga djali i saj.

Thuhet gjithashtu se Dolores Aveiro kurrë nuk ka dashur që të dy të martohen apo të kenë fëmijë. Nëna e CR7 u përgjigj përmes një deklarate zyrtare: “Dua të komunikoj në emër të vetes dhe familjes sime, ku përfshihet edhe Georgina, gruaja e djalit tim Cristiano.

Unë pohoj se sot, 16 maj 2023, thirra avokatët që të rehabilitojnë emrin tim dhe të familjes sime për atë që përfaqësojnë në jetën time. Një lajm ka dalë në një gazetë të njohur portugeze (e cila për rrjedhojë përdor dhe keqpërdor mbiemrin tim për të reklamuar veten).

Lajmi makabër ku flitet për akte të tmerrshme që do të kisha porositur për të hequr lumturinë e njërit prej fëmijëve të mi… Emri im i mirë nuk do të hidhet kurrë në shesh, nuk do të lejoj kurrë një burim informacioni kaq joprofesional ta përdorë emrin tim kot.

Do të demostroj që burimet dhe fjalët e deritanishme ishin tërësisht të pabaza. Ka ofendime të kota pas këtij lloj lajmi, që na dhemb e plagos, na lë me duar të lidhura, shqetëson nipërit e mi, që tashmë dinë të lezojnë disa, dëgjojnë njerëzit dhe kritikat. Pikërisht për këtë arsye nuk do të dorëzohem derisa kjo gazetë të paguajë gjithçka që shkruhet sot”.

 

Fraksion.com