Meghan Markle dhe Princ Harry përfshihen në ndjekjen ‘gati fatale’ të paparacëve
Princi Harry dhe Meghan Markle janë “jashtëzakonisht të mërzitur dhe të tronditur” pasi u përfshinë në një ndjekje “gati katastrofike” dy-orëshe nga paparacët në qytetin e New York të martën mbrëma.
Duka dhe Dukesha e Sussex-it, të cilët po udhëtonin me nënën e Markle, Doria Ragland, u ndoqën nga fotografët pasi u larguan nga Teatri Ziegfeld – ku ish-aktorja u nderua me një çmim në Women of Vision Awards – në Manhattan.
Treshja u largua nga ngjarja me një fuoristradë rreth orës 22:00 dhe u ndoq menjëherë nga rreth 12 paparacët. Ata vendosën të zbrisnin nga automjeti i tyre dhe të merrnin një taksi me shpresën për t’iu shmangur paparacëve, pohoi një burim për ‘Page Six’. Burimi pretendon se një paparac goditi një makinë.
“Filloi me 12 paparacët, më pas përfundoi me katër që ndiqnin Meghan, Harry dhe Doria. Sigurimi i tyre u përpoq t’i shmangte.”-tha burimi. Pasi hipi në taksi, Harry përdori celularin e tij për të regjistruar përleshjen që pasoi. Sigurimi po regjistronte gjithashtu për të mbledhur prova. Paparacët u përballën me oficerë policie, por nuk i përfillën paralajmërimet dhe vazhduan të ndiqnin treshen.
Një përfaqësues i Sussex-it pohoi për Page Six të mërkurën: “Mbrëmë, Duka dhe Dukesha e Sussex-it dhe zonja Ragland u përfshinë në një ndjekje pothuajse katastrofike nga një grup paparacësh shumë agresivë. Kjo ndjekje e pamëshirshme, që zgjati mbi dy orë, rezultoi në përplasje të shumta që përfshinin edhe shoferë të tjerë në rrugë, këmbësorë dhe dy oficerë. Ndërsa të qenit personazh publik vjen me një nivel interesi nga publiku, ai kurrë nuk duhet të bëhet me koston e sigurisë së dikujt.”
Burimi i ‘Page Six’ e quan incidentin “absolutisht tronditës” dhe thotë se Ragland, e cila është 66 vjeç, ishte veçanërisht “e tmerruar”. “Të gjithë janë ende të mërzitur. Ishte e tmerrshme”, tregoi burimi.
Treshja është ende në New York. Është e paqartë se kur do të kthehen në shtëpinë e tyre në Kaliforni, ku jetojnë me djalin 4-vjeçar Princ Archie dhe vajzën 1-vjeçare, Princeshën Lilibet. Incidenti ndodhi disa orë pasi Harry-t iu tha se policia e Mbretërisë së Bashkuar nuk është e punësuar në mes të betejës së tij ligjore me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me sigurinë për të dhe familjen e tij.
Truprojat e Dukës së Sussex u hoqën pasi ai u largua nga Familja Mbretërore në vitin 2020. Që atëherë, ai ka deklaruar se nuk është i sigurt që të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar me familjen e tij pa mbrojtjen e policisë.
Në dokumentarin e vitit 2019 në ITV “Harry & Meghan: An African Journey”, Harry i tha gazetarit Tom Bradby se ai mendon për nënën e tij të ndjerë sa herë që një aparat fotografik ndizet.
“Duke qenë pjesë e kësaj familjeje, në këtë rol, në këtë punë, çdo herë që shoh një aparat fotografik, çdo herë që dëgjoj një klik, çdo herë që shoh një blic, më kthen menjëherë pas”, ka rrëfyer Harry.
Ai shtoi me pikëllim: “Pra, në këtë aspekt, është kujtimi më i keq.”
Fraksion.com