Life StyleTë fundit

I ofruan 20 mijë euro për një projekt me Oltën dhe Efin, por përgjigja e Kiarës nuk ishte ajo që mund të prisnit

Mesa duket jo gjithçka e ndodhur në ‘Big Brother’ ka mbetur në ‘Big Brother’.

Thënë kjo, në emisionin “Ndryshe” në ‘Top Albania Radio’ realizohen shpesh lojëra me personazhe publike, të quajtura ‘telefonatë kurth’. Moderatorët telefonojnë një personazh dhe krijojnë një situatë për të parë reagimin.

Dhe ‘viktima’ e fundit ka qenë Kiara Tito. Ata propozuan një bashkëpunim me një revistë që do të kishte në qendër imazhin e vajzave të fuqishme.

Fillimisht, Kiara është shprehur e gatshme për të bashkëpunuar, por më pas iu tha se duhet të bëjë një set fotografik me Efin dhe Oltën. Kjo e bëri që ajo të refuzojë duke u shprehur se në ‘Post-Big Brother’, debati me Oltën kaloi në nivel personal.

Megjithatë, pasi ju propozua se pagesa për këtë set do të ishte 20 mijë euro, Kiara tha se do ta mendonte dhe do të fliste me menaxherin, por sërish u shfaq hezituese. Po ashtu asaj ju propozua që në vend të Oltës dhe Efit të ishte Zhaklinë Lekatari, për 50 mijë euro, gjë të cilën Kiara e refuzoi pa u menduar dy herë.

Fraksion.com