Life StyleTë fundit

E vërteta e lidhjes Kim Kardashian dhe Tom Brady

A janë Kim Kardashian dhe Tom Brady në një lidhje?

Gjashtë muaj pasi qendërmbrojtësi i tërhequr nga NFL konfirmoi ndarjen e tij me gruan Gisele Bündchen, mediat e huaja raportuan se ai ka nisur një lidhje me Kim-e cila finalizoi divorcin e saj nga Kanye West vitin e kaluar- teksa ajo kërkon një shtëpi pushimi pranë tij në Bahamas.

Pra, cila është e vërteta?

“Ata kanë miq dhe partnerë të përbashkët biznesi, por nuk janë në lidhje”, tha një burim për E!News. “Kim është shumë e përqëndruar te fëmijët e saj, bizneset e saj, shkollën juridike dhe përgatitjen për American Horror Story, i cili fillon prodhimin muajin e ardhshëm”.

Sa i përket Tomit, përfaqësuesi i tij mohoi thashethemet për romancë për ‘People’.

Kjo nuk është hera e parë në muajt e fundit që Tom përflitet për romanca. Në prill, ekipi i tij hodhi poshtë publikisht thashethemet se ai po takohej me Reese Witherspoon pas ndarjes së saj nga Jim Toth. Në atë kohë, një përfaqësues i aktores i tha E!News se thashethemet ishin krejtësisht të rreme.

Po kështu, ish-bashkëshortja e Tomit është përballur me thashetheme false për romanca, me disa fansa që spekulojnë se ajo ishte e lidhur në mënyrë romantike me instruktorin e familjes Jiu-jitsu, Joaquim Valente, pasi u panë së bashku në Kosta Rika.

 

Fraksion.com