“Dorëheqja ime për të mirën e demokratëve”, Alibeaj: Edi Ramës i duhet Sali Berisha!
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i cili dha dje dorëheqjen si kryetar i komanduar i kësaj partie, reagoi sot ndaj akuzave të ngritura ndaj tij prej kreut të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, sali Berisha.
“Pasi u bojkotua masivisht nga demokratët dhe shqiptarët, Sali Berisha vazhdon të hedhë llum dhe baltë si e vetmja mënyrë për t’i mbijetuar katastrofës së vet elektorale. I përjashtuari i madh nga politika, me 103 mijë vota demokratësh kundër tij e me 200 mijë të tjerë që e refuzuan, dëshmoi qartë kush i ka shërbyer kujt!”, u shpreh Alibeaj në reagimin e tij në rrjetet sociale.
“Edi Ramës i duhet Sali Berisha dhe soji e sorollopi i tij i korruptuar për të justifikuar korrupsionin ku është zhytur ai dhe qeveria e tij. Unë nuk kam qenë kurrë e nuk jam me parimin e Xenit, për t’u paguar për gjithçka. Sali, dorëheqja ime është akt që shkon për të mirën e demokratëve, largimi yt është çlirim dhe frymëmarrje për ta…”, përfundoi Alibeaj.
Fraksion.com