Life StyleTë fundit

“Zhakëlina më dërgon mesazhe zanore agresive!”, Nita: Nuk paska limit. Krahason viktimën e përdhunimit të luftes me një viktimë të kërcënimeve në internet

Nita Latifi reagoi ashpër pak ditë më parë lidhur me një postim të Zhaklin Lekatarit. Kjo e fundit ndodhej në Serbi. ”Jam shumë e sigurt, një vend ku s’ka shqipe”, shkruante Zhaklina krahas fotoje para pak ditëve.

Ky postim që ka ngjallur reagime të ndryshme ka tërhequr edhe vëmendjen e Nitës. Ajo reagoi përmes një postimi në InstaStory, ku shkruante “Hipokrizi e gjallë. Marre”.

Pas kësaj erdhi edhe reagimi i Zhaklinës. Përmes një videoje në Instagram ajo e quante Nitën ‘pseudo-këngëtare’ që po e bën këtë patritoizëm për vëmendje.

“Sot në mëngjes shof një pseudokëngëtare që ka vite që tenton të bëhet e famshme por nuk ia del dot. Pasi i iku vëmendja e Big Brother-it tenton dhe vazhdon të qëndrojë në pellgun e vëmendjes duke nxitur urrejtje fakti që kush nuk arrin të ketë sukses duke bërë gjëra të bukura por duke nxitur urrejtje tregon për mungesën e talentit dhe të aftësive profesionale. Unë do i besoj patriotizmit tuaj kur t’ju shoh që plehrat nuk i derdhni më nga dritarja, kur t’ju shof që mësoni gjuhën shqipe, kur t’ju shoh që ta doni shokun dhe shoqen si familjarin tuaj. Kur të shoh që do ndërhyni kur ka padrejtësi kur të shoh që do thoni dhe do të jeni pro të drejtës ndërkohë që unë për katër muaj e gjysmë jam përdhunuar verbalisht nga ju shqiptarë të nderuar kështu që kur të shoh patriotizmin e vërtetë, atëherë do i besoj edhe kësaj histerie të re kolektive.”-shprehej ajo.

Ndërkohë, së fundmi Nita ka reaguar sërish. Përmes një statusi në Instagram, ajo ka zbuluar se ish-opinionistja e ‘BBV’ i ka dërguar mesazhe zanore të njëpasnjëshme, që përcillnin agresivitet.

“Zni.Lajkatari nuk paska limit! Voice mesazhet e njëpasnjëshme plot agresivitet dhe frustrim që m’i ka dërguar nuk besoj që kanë me i kry punë me shpëtu prej turpit që e ka mbuluar.

Gjithsesi unë nuk po e shoh të nevoishme me u marr me të ngaqë besoj mesazhin e ka marrë nga shumë shqiptarë, sidoqoftë më vjen keq për pozitën që e ka nxjerrë veten dhe urrejtjen që ka marrë, kshtu është kur shkel në gjakun e një kombi që e quan të vetin.

Është injorancë e nivelit milionsh me krahasu viktimën e përdhunimit të luftes me një viktimë të kërcënimeve në internet. Sado që viktima është viktimë, për disa gjana ti ki zgjedhje, ajo s’ka pasur…eh ajo ndodhta nuk ka me ta falë”.

 

Fraksion.com