Takim ‘kokë më kokë’ 45 minuta mes ambasadores greke dhe Fredi Belerit në paraburgim, zbardhen detajet e reja
Ambasadorja greke në vendin tonë, Konstantina Kamitsi, ka qenë sot në ambientet e paraburgimit të Vlorës, ku po qëndron Fredi Beleri, kandidati fituesi Bashkë Fitojmë në Himarë.
Bëhet me dije se ajo ka zhvilluar një takim ‘kokë më kokë’ me Belerin, dhe sipas burimeve qëllimi i kësaj vizite ka qenë vijimi i procedurave nga ambasada greke.
Takimi ka zgjatur më shumë se 45 minuta, ndërsa pas daljes nga paraburgimi, ambasadorja nuk ka bërë asnjë koment për mediat./BW
Fraksion.com