AktualitetPolitikëTë fundit

Rama ndan foto nga punimet e ditës së dytë të Samitit të Liderëve të Këshillit të Evropës

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin e Liderëve të Këshillit të Evropës që mbahet në Rejkjavik të Islandës.

Rama ndau sot foto nga punimet e ditës së dytë të punimeve këtij samiti.

Në fjalën e mbajtur në sesionin “Të bashkuar rreth Evropës”, Rama theksoi se, “si shqiptar është e pamundur për mua të shmang heqjen e paraleles midis Ukrainës e presidentit Zelensky e Kosovës dhe presidentit Thaçi”.

“Sot në këtë samit të Këshillit të Europës nuk rri dot pa kujtuar se padrejtësia kundrejt luftës çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësit të saj, Hashim Thaçi nisi saktësisht në Këshillin e Evropës nën ndikimin dashakeq të ish-anëtarit të asaj kohe të këtij Këshilli, Federatës Ruse”, tha Rama.

Më 16-17 maj po mbahet në Rejkjavik të Islandës, Samiti i krerëve të shteteve dhe qeverive të Këshillit të Evropës. Kjo është hera e katërt në historinë 74-vjeçare të organizatës që liderët e shteteve anëtare takohen nën patronazhin e Këshillit.

Fraksion.com