AktualitetTë fundit

“Pyeti rojën për motrën, u ndodh rastësisht aty”, reagon shkolla e 15-vjeçarit të vrarë në Gramsh

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi një ditë më parë në Gramsh, ku një 15-vjeçar u vra me thikë, ka reaguar shkolla ku ai bënte pjesë. Lidhur me këtë ka reaguar shkolla 9-vjeçare “Asllan Shahini”, ku i riu ishte nxënës.

Në reagim thuhet se ai është ndalur për të biseduar me rojën e shkollës ku ka pyetur për motrën e tij të vogël dhe pastaj është nisur për në shtëpi.

Rrugës ka hasur një grup bashkëmoshatarësh duke u konfliktuar me njëri-tjetrin dhe është përpjekur t’i ndarë, pasi në sherr ishte përfshirë edhe një afërm i tij. Më tej thuhet se gjatë përplasjes mes tyre, i riu që mbeti viktimë është qëlluar me thikë.

Njoftimi i plotë i shkollës

Jemi thellësisht të tronditur, nga ngjarja e rendë që ndodhi sot në qytetin tonë, në të cilën humbi jetën Fationi, nxënës në klasën e IX.

Fationi mbaroi mësimin, si çdo ditë tjetër, u interesua duke pyetur rojën e shkollës, se a ishte larguar nga shkolla motra e tij më e vogël, nxënëse në klasën e IV, e pasi u sigurua se ajo ishte larguar, u nis për në shtëpi.

Në mes të lagjes, në mes të ditës, moshatarë të tij, nxënës edhe këta nga shkolla e fshatit Drize, konfliktuohen për biseda banale në rrjetet sociale dhe konflikti kthehet në tragjedi…

Fationi u ndodh rastësisht aty, duke mos qenë ai pjesë e konfliktit në rrjetet sociale, por një i afërmi i tij. Ai u përpoq t’i ndante në grindje e sipër, por përfundoi viktima e këtij sherri banal.

Fationi u nis sot drejt Parajsës…

Do na mungosh të gjithëve, Fation i dashur!

Të qoftë dheu i lehte, o engjëll!

 

Fraksion.com