Luizi rikthehet në mediat sociale, çfarë ndodhi me Instagramin e tij?
Mëngjesin e sotëm profili i vetëm zyrtar i Luiz Ejllit në mediat sociale nuk hapej. Nëse kërkonit emrin e tij në Instagram rezultonte se kishte postime por nuk shfaqeshin dhe nuk mund të kryenit asnjë veprim tjetër.
Për shembull, nëse tentonit të kërkonit se kë ndjek, dilte se kërkesa juaj nuk mund të plotësohet.
Nuk dihet nëse ka pasur sërish probleme, apo ishte një taktikë marketing, por Luizi është rikthyer. Llogaria e tij funksionon si më parë dhe nuk ka më probleme.
U aludua se mund të kishte aplikuar për të verifikuar llogarinë, por ajo mbetet e paverifikuar. Ndoshta dikush ka tentuar ta hakëroj. Deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar prej tij ose personave që e manxhojnë.
Kujtojmë se adresa e tij e parë u hap nga mikesha e tij, Jurgena. Asokohe Luizi arriti 700 mijë ndjekës për dy muaj. Më pas Luizi nënshkroi një kontratë me Top Channel duke ua kaluar atyre të drejtat e imazhit.
Instagrami i tij u mbyll dhe pak para se ai të dilte nga shtëpia e famshme u hap një tjetër nga Kiara dhe menaxherët e Luizit. Ditët e fundit faqja u mor nga Luizi i cili deklaroi se po e menaxhonte vetë. Në Instagram ai ka 594 mijë ndjekës dhe 37postime.